Bastisje në objektet e strukturave paralele në disa qytete të Kosovës, Policia jep detaje shtesë
Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar një operacion të gjerë policor. Siç njofton Policia, ky operacion ishte i i shtrirë në disa rajone të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë…
Lajme
Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar një operacion të gjerë policor.
Siç njofton Policia, ky operacion ishte i i shtrirë në disa rajone të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë Jugu, me qëllim ndërprerjen e aktiviteteve të disa institucioneve të jashtëligjshme që vepronin si komuna, posta, banka etj., të cilat ofronin shërbime të jashtëligjshme, kundër rendit kushtetues dhe ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës.
“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku Policia e Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka asistuar zyrtarët e kësaj ministrie si dhe të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për ndërprerjen e aktiviteteve të jashtëligjshme të këtyre institucioneve. Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ku varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren masat e mëtejme ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. /Lajmi.net/