Bastisja në banesën e Bahri e Fahri Fazliut: Flasin familjarët
Pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë janë duke kryer bastisje në Prishtinë. Bastisja po ndodh në banesën e familjarëve të heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu, shkruan Lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar familjari Fahri Fazliu, nipi i dy dëshmorëve të kombit. Ai ka thënë se bastisja që ka filluar sot në…
Lajme
Pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë janë duke kryer bastisje në Prishtinë.
Bastisja po ndodh në banesën e familjarëve të heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu, shkruan Lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar familjari Fahri Fazliu, nipi i dy dëshmorëve të kombit.
Ai ka thënë se bastisja që ka filluar sot në mëngjes është duke vazhduar ende.
“Jam njoftuar sot nga avokati Artan Çerkini se ka filluar një bastisje në banesën e familjes time nga EULEX-i dhe Prokuroria Speciale”, tha Fahri Fazliu, nipi i heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu.
“Bastisja ka filluar prej orës 7 të mëngjesit dhe ende po vazhdon”, vijoi ai.
Bahri dhe Fahri Fazliu ishin anëtarë të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), e cila gjatë luftës nënshkroi marrëveshje unifikuese me UÇK-në për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës.
