Bastiset Drejtoria paralele e Urbanizmit në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës është duke bastisur objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Sot pas pranimit të informacioneve se në një banesë afërsi të shkollës teknike mund të ishte duke funksionuar…

Lajme

27/12/2024 11:06

Policia e Kosovës është duke bastisur objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot pas pranimit të informacioneve se në një banesë afërsi të shkollës teknike mund të ishte duke funksionuar një degë e urbanizimit të Mitrovicës Veri, kemi verifikuar këtë informatë dhe ka dal të jetë e saktë. Pasi që është kontaktu Prokurori i rastit, janë konfisku dokumentat e gjetura aty, janë intervistu disa persona dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkangjitet rastit të mëhershëm që e kishim me Strukturën paralele të Mitrovica Veri”, u shpreh ai për lajmi.net.

Elshani ndër të tjera tha se nuk ka persona të arrestuar./Lajmi.net