Basketbollisti izraelit goditet në kokë nga tifozët në Turqi, humb pjesërisht shikimin

Basketbollisti i Fenerbahçes, Yam Madar, u lëndua rëndë gjatë ndeshjes së së shtunës në ligën turke, kur tifozët e skuadrës vendase, Besiktas e goditën në kokë me gjësende. Izraeliti vazhdoi më pas ndeshjen, por pas saj u ankua për humbje të pjesshme të shikimit dhe analizat do të tregojnë nëse bëhet fjalë për dëmtim të…

Sport

04/12/2023 10:32

Basketbollisti i Fenerbahçes, Yam Madar, u lëndua rëndë gjatë ndeshjes së së shtunës në ligën turke, kur tifozët e skuadrës vendase, Besiktas e goditën në kokë me gjësende.

Izraeliti vazhdoi më pas ndeshjen, por pas saj u ankua për humbje të pjesshme të shikimit dhe analizat do të tregojnë nëse bëhet fjalë për dëmtim të përhershëm.

Madar u bë heroi i Fenerbahçes këtë javë duke shënuar një kosh në sekondën e fundit në fitoren 100-99 kundër Real Madridit në Euroligë.

Megjithatë dy ditë më vonë Fenerbahce humbi nga rivalët e qytetit Besiktas 68-64 në ligën vendase, në një ndeshje që u ndërpre tre herë për shkak të ofendimeve nga tribuna dhe sendeve të hedhura në dysheme.

Gjatë njërës prej atyre ndërprerjeve, Madar u godit në kokë teksa ishte pranë stolit të tij dhe u rrëzua në dysheme.


Ai u trajtua në dhomën e zhveshjes, pas së cilës u kthye në lojë. Vetëm më vonë ai zbuloi se problemi mund të ishte më serioz./Lajmi.net/