Bashkohen më të rrezikshmit për paqen në botë: IS dhe Putin

Forcat speciale irakiane kanë ardhur në posedim të një manifesti të “Shtetit Islamik” gjatë sulmit mbi bazën e njërit prej liderëve të kësaj organizate terroristë. Ekspertët besojnë se dokumenti është autentik dhe se autor i tij është Abdullah Ahmed al-Meshedani, një nga liderët e këtij grupi militantësh. 

Bota

07/10/2014 00:58

Sipas listës prej mbi 70 propozimeve për aksione, IS planifikon pastrimin etnik të shiitvë myslimanë në territorin e Kalifatit, kurse kanë edhe plane për armatosjen me armë nukleare.

“Shteti Islamik” planifikon t’i ofrojë rusëve qasje në fushat e gazit dhe naftës në viset që janë nën kontrollin e tyre ën Irak, kurse në këmbim presin që Rusia “të braktrisë Iranin e programin e tij nuklear dhe t’ia japë në posedim IS-it planet e veta”, transmeton lajmi.net.

Në dokument është përshkruar edhe plani “si t’i merret e tërë fuqia” Iranit. Al-Meshedani në dokument fton për vrasjen e diplomatëve, afaristëve dhe mësuesve iranianë dhe nxit bashkëmendimtarët e tij për vrasje të prijësve ushtarakë, zyrtarëve shiitë dhe të gjitha grupeve ushtarake që përkrahen nga Irani.

Në mesin e planeve është edhe ai për shkatërrimin e industrisë së fuqishme të havjarit iranian, si dhe dobësimi i industrisë së qilimave në këtë vend, duke ngopur tregun me qilima të prodhuar në Afganistan.

Ekspertët ushtarakë perëndimorë tash një kohë të gjatë janë të vetëdijshëm për ambiciet e IS për posedim të armëve bërthamore. Si tërheq vërejtjen ministrja e Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe, Theresa May, nëse IS arrin të konsolidojë fuqinë e vet në Irak dhe Siri, do të bëhet “shteti i parë vërtetë terrorist” në botë, kurse pastaj do të përpiqet të arrijë edhe deri te armët kimike, biologjike, madje edhe ato bërthamore