Bashkohen Fiat e Chrysler

Kompanitë Fiat dhe Chrysler kanë vendosur që t'i bashkojnë forcat në një kompani të re të quajtur \"Fiat Chrysler Automobiles\", e aksionet e kompanisë do të tregohen në \"New York Stock Exchange\".

Lajme

31/01/2014 17:33

“Fiat Chrysler Automobiles” do të jetë kompania e re e automjeteve, e themeluar nga kompanitë Fiat e Chrysler. Zyret qëndrore do të jenë të regjistruara në Holandë. Kompania do të konsiderohet kompani e Britanisë së Madhe sa i përket taksave, kurse stoqet do të shkëmbehen edhe në Milano.

Në lajmërimin zyrtar të kompanisë Fiat thuhet se kjo marrëveshje nuk bëhet për qëllim të evitimit të taksave.

“Kjo nuk pritet të ndikojë në taksat që paguhen nga kompanitë në grup, në juridksionet ku aktivitetet e kompanive përkatëse janë zhvilluar deri sot.”

Fiat pret që i gjithë procesi i themelimit të ndërrmarjes së re të përfundojë gjatë këtij viti.