Bashkimi është tradhtuar? Del e vërteta pse u nda nga Alvisa

Bashkimi dhe Alvisa nuk ka shumë që u deklaruan për njëri-tjetrin.

ShowBiz

24/01/2022 20:46

Por siç duket lidhja e tyre nuk ishte edhe aq e shëndetshme sa dukej në shikim të parë, shkruan lajmi.net.

Hiç më larg se dje ish konkurrenti i Për’puthen postoi një foto në storie duke treguar se ai dhe Alvisa nuk janë bashkë.

Pas kësaj konkurrentët e emisionit menjëherë filluan t’i thumbonin për dashurinë e tyre që gjoja s’ka ekzistuar kurrë.

E sot në puntatë është diskutuar edhe kjo pjesë, ku secili jepte versionin personal për ndarjen e çiftit.

Albi njëherish edhe shok i Bashkimit tha se ai po e vuan këtë gjë dhe se lidhja e tyre erdhi si pasojë e konflikteve të shumta.

Në anën tjetër Edi tha se ai është tradhëtuar 100 përqind.

A mos është rikthyer vallë sërish tek Hyseni?/Lajmi.net/