Bashkëthemeluesi i Apple: Njerëzit duhet ta lënë Facebook-un

Bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak thotë se njerëzit duhet ta lënë Facebook-un, nëse vlerësojnë privatësinë e tyre.

Auto & Tek

09/07/2019 09:35

Kompania po pushton privatësinë e njerëzve dhe e vetmja mënyrë për të ikur prej saj është që të lihet rrjeti social, sugjeroi ai, transmeton lajmi.net.

Për më tepër, telefonat e njerëzve mund të përgjohen dhe nuk ka “pothuajse asnjë mënyrë për ta ndaluar”, tha njeriu që themeloi Apple së bashku me Steve Jobs.

Wozniak u largua nga Facebook vitin e kaluar, duke fshirë llogarinë e tij publike pas skandalit të abuzimit me të dhënat e Cambridge Analytica.

Ai iu referua pajisjeve të mençura që tani janë të disponueshme dhe të cilat kanë shkaktuar një sërë shqetësimesh për privatësinë. /Lajmi.net/