Bashkësia Islame e Kosovës: Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 05:43

Këtë të shtunë, qytetarët e besimit Islam do të festojnë festën e Kurban Bajramit.

Lajme

07/07/2022 12:11

Lidhur me këtë, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar sot se falja e namazit të Kurban Bajramit do të bëhet në ora 05:42 minuta.

Në njoftimin e BIK-ut gjithashtu është theksaur se ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr.Orhan Bislimaj-kryeimami i KBI-së në Prizren, transmeton lajmi.net.

Bashkësia Islame e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët e besimit Islam, duke thënë se luten që të plotësohen të gjitha lutjet e tyre.

Njoftimi i plotë:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e shtunë më 09 korrik 2022.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i sabahut falet në orën 4.32 min.

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Orhan Bislimaj -kryeimami i KBI-së së Prizrenit.

Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.43 min, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranoj lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban –Bajramit!./Lajmi.net/