Bashkëshortja e kryetarit të Tiranës, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, ku po hetohet për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Ajo ishte e shoqëruar nga avokati i saj, Maks Haxhija, dhe qëndroi për një orë në ambiente të Prokurorisë. Pas përfundimit të seancës, Xoxa refuzoi të…

Lajme
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, ku po hetohet për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së të ardhurave”.
Ajo ishte e shoqëruar nga avokati i saj, Maks Haxhija, dhe qëndroi për një orë në ambiente të Prokurorisë.
Pas përfundimit të seancës, Xoxa refuzoi të komentonte para mediave, duke mos dhënë detaje.
Por, Xoxa kishte reaguar muajin e kaluar për dosjen e Prokurorisë së Posaçme.
Në reagimin e saj, Xoxa kishte potencuar se nuk është pronare e “Harabel”. Sipas Xoxës, ajo është pjesë e bordit drejtues të kësaj organizate jo-fitimprurës, teksa shton se “Harabel” nuk gjeneron të ardhura. Xoxa shprehet se është paguar vetëm në rastin e organizimit të 3 eventeve me këtë organizatë.