“Bashkë punojmë, bashkë shërbejmë- bashkë fitojmë”-Vetëvendosje zbulon sloganin e zgjedhjeve lokale
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë nën sloganin “Bashkë”. Përmes postimeve të shumta në rrjetin social Facebook, nga Vetëvendosje tanimë ka filluar të shpërndahet slogani i këtyre zgjedhjeve. Po ashtu këtij slogani Vetëvendosje ia bashkëngjiti edhe: Bashkë me qytetarët, bashkë për komunat, bashkë punojmë, bashkë shërbejmë- bashkë fitojmë. Vetëvendosje në…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë nën sloganin “Bashkë”.
Përmes postimeve të shumta në rrjetin social Facebook, nga Vetëvendosje tanimë ka filluar të shpërndahet slogani i këtyre zgjedhjeve.
Po ashtu këtij slogani Vetëvendosje ia bashkëngjiti edhe: Bashkë me qytetarët, bashkë për komunat, bashkë punojmë, bashkë shërbejmë- bashkë fitojmë.
Vetëvendosje në zgjedhjet e 12-tetorit do të garojë me numër 105./Lajmi.net/