Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po qëndron në Hagë për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në ditën kur po paraqiten fjalët përfundimtare në proces, Konjufca u pa pranë familjarëve të të akuzuarve, me të cilët zhvilloi biseda dhe shprehu mbështetjen e tij, duke theksuar bindjen për pafajësinë e tyre.
Gjatë takimit me familjen e Kadri Veseli, ai u shpreh se është i vetëdijshëm për sakrificën dhe barrën e rëndë që kanë përballuar ndër vite.
Konjufca uroi që e vërteta të triumfojë dhe që të gjithë të dalin faqebardhë nga kjo sfidë.