Basha kryeparlamentar, Haradinaj: Vet subjekti politik që e nominoi s’e mori seriozisht

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, kryeparlamentar. Ai tha se edhe vet subjekti politik që e nominoi Bashën, sipas tij nuk e ka marrë seriozisht. “Unë mendoj që edhe vet subjekti politik që e nominoi z.Bashën nuk e ka marrë seriozisht…

Lajme

02/09/2025 19:08

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, kryeparlamentar.

Ai tha se edhe vet subjekti politik që e nominoi Bashën, sipas tij nuk e ka marrë seriozisht.

“Unë mendoj që edhe vet subjekti politik që e nominoi z.Bashën nuk e ka marrë seriozisht dhe më shumë më shqetëson fakti se si është e mundur që t’u jepet një përfaqësues 400 mijë votuesve si z.Basha, në këtë rast për kryetar Kuvendi, ku brenda listës së deputetëve të VV-së ka emra me autoritet dhe me kredibilitet”, u shpreh tutje Haradinaj.