Basha-Haradinajt: Albini veç e ka pastru terenin, Vuçiqi po e kërkon terenin si me juve

Kritikat e të parit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndaj qeverisë aktule duket që nuk kanë të ndalur. Ai së fundmi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për gjendjen në veri të Kosovës. Kritikat e tij kanë ndikuar që deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, të…

Lajme

14/09/2024 19:00

Kritikat e të parit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndaj qeverisë aktule duket që nuk kanë të ndalur.

Ai së fundmi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për gjendjen në veri të Kosovës.

Kritikat e tij kanë ndikuar që deputeti nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, të reagojë sërish.

Basha postimin e tij e ka filluar duke thënë se Haradinajn po e tradhton logjika, duke shtuar se qëndrimi i tij nuk është ashtu siç Haradinaj thotë.

“Ramushin e tradhëton logjika! Vuqiçi po thotë i ka fajet për veri, mirëpo Albini ia ka përgatit terenin Serbisë! Jo Ramush, Albini veç e ka pastru terenin, prandaj po ankohet Vuçiqi“, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, sipas Bashës, “Vuçiqi po e kërkon terenin si me juve, ku e ka pas Radojçiçin shef në veri, por fatmirësisht populli po mendon ndryshe“, ka përfunduar ai./Lajmi.net