Basha fton qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje: Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, deri tani mbi 130 mijë qytetarë më pak kanë votuar
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha ka ftuar qytetarët të dalin për të votuar. Ai ka thënë se në krahasim më zgjedhjet e 28 dhjetorit, 130 mijë qytetarë më pak kanë dal për të votuar deri në këto momente. “Të dashur qytetarë, krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit, deri në këto momente numri i atyre…
Lajme
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha ka ftuar qytetarët të dalin për të votuar.
Ai ka thënë se në krahasim më zgjedhjet e 28 dhjetorit, 130 mijë qytetarë më pak kanë dal për të votuar deri në këto momente.
“Të dashur qytetarë, krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit, deri në këto momente numri i atyre që kanë votuar është mbi 130 mijë më i ulët, apo mbi 20% më pak! Prandaj, ftojmë secilin qytetarë, ndani 5 minuta kohë dhe votoni!”, ka shkruar Basha.
Deri më tani, gjithsej kanë dal për të votuar 22.99% të qytetarëve me të drejtë vote. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: