Basha: Është absurde me mbajt komplet shtetin pezull për një komision zgjedhor partitë që kanë votuar Gjykata Speciale e Zajednica
Deputeti i zgjedhur i VV-së Dimal Basha foli pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Basha fajin ua gjuajti sërish opozitës që nuk po e votojnë një komision për të kaluar tutje. Madje ai tha se partitë opozitare kanë votuar Gjykata Speciale e ‘Zajednica’ e po u del problem me Kuvendin zgjedhor…

Lajme
Deputeti i zgjedhur i VV-së Dimal Basha foli pas dështimit të 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Basha fajin ua gjuajti sërish opozitës që nuk po e votojnë një komision për të kaluar tutje.
Madje ai tha se partitë opozitare kanë votuar Gjykata Speciale e ‘Zajednica’ e po u del problem me Kuvendin zgjedhor e Haxhiun.
“Është epilogu i njëjtë, gjithmonë me dështimin e opozitës për të marr pjesë në votim- Nuk jemi këtu për Albulenën, po pamundësohet korumi për zgjedhjen e një komisioni zgjedhor që pastaj me vazhdu me votimin e fshehtë të cilin na e mundëson gjykata Kushtetuese. Ne po presim një përgjigje nga gjykata. Është absurde me mbajt komplet shtetin pezull për një komision zgjedhur partitë që kanë votuar Gjykata Speciale e Zajednica, e tash i ka dal në udhë Kuvendi zgjedhor e Albulena”, tha Basha./Lajmi.net/