Basha bëhet baba për 28 Nëntor (Foto)

Mesfushori i Shqipërisë, Migjen Basha, sot ka arsye për festë të dyfishtë pasi së bashku me 28 Nëntorin, ai i gëzohet edhe lindjes së vajzës.

Sport

28/11/2014 13:38

Mesfushori i Shqipërisë, Migjen Basha ka gëzim të dyfishtë për festën e 28 Nëntorit.

Ai u bë baba pikërisht në Ditën e Flamurit.

Alisia është fëmija i parë i çiftit Basha, ndërsa ditëlindja e vogëlushes do të mbahet mend gjatë sepse ndërlidhet edhe me festën e madhe Kombëtare.

“Lindi ylli i babit…mirë se vjen në këtë botë mrekullia jonë….ALISIA”, – ka shkruar Migjen Basha në profilin e tij në Facebook, duke publikuar edhe një foto duke mbajtur beben në dorë.