Bartra: Do të shkelim edhe pa Pedron

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra beson se skuadra do të arrijë sukses edhe pas largimit të Pedro Rodriguez e Xavi Hernandez.

Sport

22/08/2015 09:40

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra beson se skuadra do të arrijë sukses edhe pa sulmuesin Pedro Rodriguez, i larguar nga klubi në drejtim të Chelseas.

Më herët, gjiganti katalan mbeti edhe pa mesfushorin Xavi Hernandez. Por, Bartra nuk ka dyshime rreth fuqisë së ekipit.

“Humbja e Xavit e Pedros nuk na ka dobësuar”, deklaroi ai për faqen zyrtare të klubit.

“Do të më mungojnë shumë, por një skuadër si Barcelona humb lojtarë shumë të mirë dhe sjell po të tillë”, shtoi ai.

“Do të kemi një grup të mirë, dhe do të vazhdojmë të jemi të pandalshëm”, u shpreh Bartra.