Barton: Rooney e meriton Topin e Artë

Joey Barton, mesfushor i Queens Park Rangers, ka folur për Wayne Rooneyn, të cilin e konsideron më të fortë se Topi i Artë 2013, Cristiano Ronaldo. “Nuk e kuptoj se përse portugezi e ka fituar dhe Rooney jo. Ashtu siç i qaset lojës dhe mentalitetit që ka, nuk ka krahasim”, deklaroi Barton për BBC Radio.…

Sport

03/04/2014 20:00

Joey Barton, mesfushor i Queens Park Rangers, ka folur për Wayne Rooneyn, të cilin e konsideron më të fortë se Topi i Artë 2013, Cristiano Ronaldo.

“Nuk e kuptoj se përse portugezi e ka fituar dhe Rooney jo. Ashtu siç i qaset lojës dhe mentalitetit që ka, nuk ka krahasim”, deklaroi Barton për BBC Radio.

“Unë besoj se është futbollisti më i mirë. Diferenca me Cristiano Ronaldon e bën disiplina e Rooneyt”, përfundoi Barton.

Ronaldo e fitoi çmimin e futbollistit më të mirë për vitin 2013, ndërsa Rooney shpesh ka qenë ndër më të mirët në botë, por nuk arriti kurrë që ta fitojë këtë çmim të rëndësishëm për futbollistë.