Bartomeu: Nuk kam ndonjë dyshim nëse Messi do të vazhdojë këtu

Josep Maria Bartomeu ka bërë të ditur edhe një herë se Lionel Messi do të vazhdojë me Barcelonën.

Sport

13/07/2020 14:16

Presidenti i skuadrës së Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka dhënë edhe disa komente të tjera lidhur me Lionel Messin.

Lojtari më i mirë në botë lidhet me një largim të mundshëm nga Barca, duke marrë kështu vëmendje shumë të madhe. Por, lidhur me këto zëra nuk duket të ketë shumë të vërteta, të paktën sipas fjalëve të Bartomeu.

“Ne flasim dhe ne do të flasim me Messi. Ne flasim, kemi folur dhe do të flasim”, ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.

“Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit, ai ka vite përpara në futboll dhe është në top formë”, ka shtuar presidenti i Barcës.

“Unë nuk kam ndonjë dyshim nëse ai do të vazhdojë te Barcelona, e ardhmja e tij është këtu”, ka thënë mes tjerash Bartomeu.

Messi dhe Barcelona pritet të arrijnë marrëveshje para janarit, pasi nëse nuk arrihet marrëveshje, nga ai muaj Messi ka të drejtë të negociojë me skuadrat e tjera. /Lajmi.net/