Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj të përfshirëve në rastin “Heshtja”, disa prej tyre arrijnë tek Gjykata
Ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të dyshuarit e tjerë në rastin e kokainës të koduar “Heshtja” paraqiten sot para Gjykatë Themelore në Prishtinë. Sipas informacioneve të para, Prokuroria e Prishtinës veçse ka kërkuar që Gjykata t’u caktoj nga një muaj paraburgim të përfshirëve në këtë rast. Tashmë është publikuar edhe dosja e prokurorisë në këtë…
Lajme
Ish-ministri Astrit Haraqija dhe pesë të dyshuarit e tjerë në rastin e kokainës të koduar “Heshtja” paraqiten sot para Gjykatë Themelore në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para, Prokuroria e Prishtinës veçse ka kërkuar që Gjykata t’u caktoj nga një muaj paraburgim të përfshirëve në këtë rast.
Tashmë është publikuar edhe dosja e prokurorisë në këtë rast për të përfshirët dhe mënyrën se si ata dyshohet se kanë funksionuar sa i përket mbledhjes së drogës, shitjes dhe më pas ndarjes se parave, shkruan lajmi.net.
Të përshirë në këtë rast janë edhe disa gra, e të njëjtat veçse kanë arritur tek Gjykata.
Personat e përfshirë janë: Astrit Haraqija, Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku, Gëzim Feka dhe Baftije Feka. Kjo e fundit ishte fillimisht në kërkim policor dhe u arrestua më pas./Lajmi.net/

