Barella në lidhje me titullin e Seria A: Ne jemi Interi dhe duhet të përpiqemi deri në fund

Nicolo Barella, tha se Interi do të përpiqet deri në fund për titullin e Seria A.

Sport

21/03/2022 14:44

Mesfushori i Interit, Barella tha se është një sezon më i vështirë se ai i kaluari, por Interi do të përpiqen të fitojnë titullin deri në fund të sezonit.

“Ky sezon është më i vështirë. Ka shumë ekipe, por ne jemi Interi dhe duhet të përpiqemi deri në fund”, ishin fjalët e Barella.

Italiani u emërua në formacion më të mirë të javës, në Seria A, nga shoqata italiane e futbollit, transmeton lajmi.net.

“Është kënaqësi të marrë këtë çmim për herë të tretë. Falënderoj shokët e mi të skuadrës sepse do të ishte e pamundur të arrihen këto objektiva pa ta”, tha ai.

Interi javëve të fundit kanë lëshuar mjaft pikë në garën për titull, duke mbetur kështu gjashtë pikë prapa Milanit, por kanë një ndeshje më pak./Lajmi.net/