Barella i qëndron besnik Interit

Mesfushori italian ka vendosur të vazhdojë kontratën me Nerazzurët.

Sport

05/11/2021 08:45

Nicolo Barella ka kontratë aktuale me Interin deri në qershor të vitit 2024, transmeton lajmi.net.

Futbollisti me paraqitjet e tij të mira ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, por e ardhmja e tij është te Interi.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Barella tashmë ka nënshkruarë marrëveshjen e re me ‘Nerazzurët’.

Me kontratën e re tani mesfushori do të këtë pagë rreth pesë milionë euro në sezon, dhe pritet të mbetet në “Giuseppe Meazza” deri në vitin 2026.

24-vjeçari, shihet si futbollistë kyç në formacionin e Simone Inzaghit, andaj drejtuesit e klubit e kanë bindur atë të rinovojë kontratën.

Barella këtë edicion ka realizuar një gol e gjashtë asistime në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Lajmi.net/