Barella do të ‘blindohet’ nga Interi me kontratë të re

Mesfushori do të mbetet te gjiganti italian edhe për shumë vite të tjera.

Sport

23/10/2021 08:40

Nicolo Barella ka kontratë aktuale me Interi deri në qershor të vitit 2024, transmeton lajmi.net.

Megjithatë ‘Nerazzurët’ pritet që t’i rinovojnë kontratën yllit të tyre edhe për shumë vite tjera, në mënyrë që të shmangin interesimin nga klubet evropiane.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Barella do të vazhdojë kontratën me Interit, marrëveshja e re do të jetë për pesë vitet e ardhshme me rritje të pagës.

“Ne jemi affër arritjes së marrëveshjes së re me Barellan”, konfirmoi drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta.

Kështu mesfushori do të mbetet në Itali edhe për shumë vite të tjera.

24-vjeçari, ka shkëlqyer këtë edicion duke realizuar një gol e gjashtë asistime në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Lajmi.net/