Barduani takon gjeneralin austriak, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, Shefin e Shtabit dhe Zëvendëskomandantin e Drejtorisë 1 të Forcave të Armatosura të Austrisë, gjeneralmajor Gerhard Christiner, raporton Sinjali. Gjatë takimit, dy gjeneralët kanë diskutuar për situatën aktuale të…

Lajme

30/09/2025 20:51

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, Shefin e Shtabit dhe Zëvendëskomandantin e Drejtorisë 1 të Forcave të Armatosura të Austrisë, gjeneralmajor Gerhard Christiner, raporton Sinjali.

Gjatë takimit, dy gjeneralët kanë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për stabilitet dhe dialog politik konstruktiv.

Barduani shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj gjeneralit Christiner për kontributin e gjatë dhe cilësor të Austrisë në KFOR, si dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.