Barduani takohet me komandantin e brigadës armene, flasin për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka takuar komandantin e Brigadës Paqeruajtëse armene, Hamlet Levonyan. KFOR-i njofton se në takim u diskutua për tema të ndryshme, përfshirë sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë “Ata diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke…
Lajme
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka takuar komandantin e Brigadës Paqeruajtëse armene, Hamlet Levonyan.
KFOR-i njofton se në takim u diskutua për tema të ndryshme, përfshirë sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
“Ata diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Gjeneralmajor Barduani uroi edhe kolonelin Levonyan për kontributin shumëvjeçar të ARM-së në KFOR dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
KFOR-i thekson se “vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Ksovo (EULEX), në rolet e tyre përkatëse të reaguesve të sigurisë”.