“Për një Kosovë stabile” – Barduani priti në takim shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë, Carsten Breuer

Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën e Shefit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer. Temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në Kosovë. “Gjatë vizitës, Gjeneral Barduani prezantoi situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke theksuar përpjekjet e KFOR-it për një Kosovë stabile dhe drejt rifillimit të dialogut…

Lajme

28/05/2025 22:27

Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën e Shefit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.

Temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në Kosovë.

“Gjatë vizitës, Gjeneral Barduani prezantoi situatën aktuale të sigurisë në rajon, duke theksuar përpjekjet e KFOR-it për një Kosovë stabile dhe drejt rifillimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim.

Misioni i NATO-s në Kosovë bën të ditur se Gjeneral Breuer vlerësoi kontributin e gjatë dhe angazhimin e dedikuar të forcave gjermane (DEU) në KFOR dhe stabilitetin rajonal.

KFOR rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.