Bardhyl Mahmuti thotë se Spahiu prezantohej dikur si ‘Nexho Spahiq’, i reagon analisti: Burrë plak ia lejon vetit me shpifë
Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se analisti i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiun, gjatë kohës së studimeve, si “anëtar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë”, ishte prezantuar si Nexho Spahijeviq. Mahmuti, në postimin e tij ka thënë edhe se ai s’ka reaguar lidhur me takimin e Spahiut…

Lajme
Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se analisti i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiun, gjatë kohës së studimeve, si “anëtar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë”, ishte prezantuar si Nexho Spahijeviq.
Mahmuti, në postimin e tij ka thënë edhe se ai s’ka reaguar lidhur me takimin e Spahiut të bëra në Beograd, më saktësisht me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, duke thënë se për të “nuk ka asgjë skandaloze në veprimet dhe deklaratat e një personi që është në harmoni të plotë me frymën e dikurshme pro-jugosllave”.
Lidhur me këtë deklarim ka reaguar për vetë Spahiu përmes një komenti në postimin e Mahmutit.
Analisti e ka akuzuar Mahmutin duke thënë se ky i fundit po gënjen kur thotë se Spahiu është prezantuar si ‘‘Nexho Spahijeviq’’.
“Burrë plak ia lejon vetit me shpifë: ” I cili si student prezantohej …”. Phu njeri pa pikë dinjiteti e integriteti me rrejtë pa pikë nevoje për një agjendë të humbur politike në mbrojtje të enverizmit’’, ka shkruar Spahiu.