Bardhi flet për llojin e helmit që regjimi serb e kishte përdorur ndaj nxënësve shqiptarë

Doktori Besnik Bardhi është njëri nga të ftuarit në Pressing, ku po diskutohet lidhur me helmimin e nxënësve shqiptarë nga regjimi serb në vitet e ’90-a. “Ndodhi një eksperiment horror nga ana e qeverisë së Millosheviqit me helmime i cili ishte një hap eksperimentues për atë çka pasonte pas…”, tha doktor Bardhi. Ai tregoi se…

Lajme

25/03/2024 21:40

Doktori Besnik Bardhi është njëri nga të ftuarit në Pressing, ku po diskutohet lidhur me helmimin e nxënësve shqiptarë nga regjimi serb në vitet e ’90-a.

“Ndodhi një eksperiment horror nga ana e qeverisë së Millosheviqit me helmime i cili ishte një hap eksperimentues për atë çka pasonte pas…”, tha doktor Bardhi.

Ai tregoi se çka u gjet në epruvetat e marra nga fëmijët e Kosovës, nga biokimisti kroat.

“Erdhi një punim i biokimistit të njohur kroat, ai thotë në 7 epruvetat e marra nga Kosova të urinës së fëmijëve është gjetur dimetil-fosfodisionid-pesticik-organo fosforik”.