Barcelona zyrtarizon largimin e parë në verë

Drejtori i futbollit të FC Barcelonës, Mateu Alemany do të largohet nga klubi në verë. Lajmi është konfirmuar nga klubi blaugrana me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare, shkruan lajmi.net. Alemany ka pasur kontratë valide me klubin katalunas deri në vitin 2024. Ai e ka informuar vetë presidentin e Barcelonës, Joan Laportan…

Sport

02/05/2023 22:36

Drejtori i futbollit të FC Barcelonës, Mateu Alemany do të largohet nga klubi në verë.

Lajmi është konfirmuar nga klubi blaugrana me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare, shkruan lajmi.net.

Alemany ka pasur kontratë valide me klubin katalunas deri në vitin 2024.

Ai e ka informuar vetë presidentin e Barcelonës, Joan Laportan se do të largohet në verë.

“Drejtori i futbollit të FC Barcelona, ​​Mateu Alemany, do të përfundojë kohën e tij në klub më 30 qershor për të filluar një projekt të ri profesional”.

“Pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2024, Mateu Alemany ka informuar presidentin e FC Barcelona, ​​Joan Laporta , për synimin e tij për të marrë një rrugë të re në karrierën e tij , por në të njëjtën kohë ka siguruar që ai do të përfundojë merkaton e verës me klubin” – thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit.


Ky njoftim i Barcelonës vjen vetëm pak orë pas ndeshjes kampionale kundër Osasunës në La Liga./Lajmi.net/