Barcelona tregon klas – uron Real Madridin për titullin e Superkupës të Spanjës

Barcelona ka bërë gjestin e duhur, duke uruar rivalin e përbetuar, Real Madrid për trofeun e Superkupës të Spanjës.

Sport

16/01/2022 22:20

Real Madrid që eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, derisa në finale triumfoi ndaj Athletic Bilbaos, shkruan lajmi.net.

Para disa momenteve, Barcelona ka treguar klasin duke uruar Real Madridin për këtë trofe të fituar.

“Urime Real Madridit për titullin e Superkupës”.

Ndërkohë, Real Madrid e mori këtë trofe për herë të 12-të në karrierë./Lajmi.net/