Barcelona shumë afër nënshkrimit me Hector Bellerin

Barcelona është shumë afër finalizimit të marrëveshjes me mbrojtësin anësor të Arsenalit, Hector Bellerin. Katalunasit ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë me asnjë mbrojtës të krahut të djathtë, andaj spanjolli po cilësohet si një alternativë e mirë, transmeton lajmi.net. Vetë lojtari është i gatshëm për një sfidë të re në “Camp Nou”. Ai madje bisedoi…

Sport

01/09/2022 13:40

Barcelona është shumë afër finalizimit të marrëveshjes me mbrojtësin anësor të Arsenalit, Hector Bellerin.

Katalunasit ende nuk kanë arritur të nënshkruajnë me asnjë mbrojtës të krahut të djathtë, andaj spanjolli po cilësohet si një alternativë e mirë, transmeton lajmi.net.

Vetë lojtari është i gatshëm për një sfidë të re në “Camp Nou”.

Ai madje bisedoi edhe më parë me Arsenalin për t’ia shkëputur kontratën, në mënyrë që të kalojë si lojtar i lirë. /Lajmi.net/