Barcelona shënon fitore të madhe kundër Espanjollit – e “shkel gazin” dhe i ikë larg Real Madridit në tabelë

Barcelona ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Espanyolit, duke shfrytëzuar edhe hapin e gabuar të Real Madridit për të thelluar diferencën në krye të tabelës. Skuadra katalanase e nisi furishëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi shumë herët, kur Ferran Torres realizoi me kokë në minutën e 9-të pas një asistimi të Lamine Yamal, transmeton…

Sport

11/04/2026 23:25

Barcelona ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Espanyolit, duke shfrytëzuar edhe hapin e gabuar të Real Madridit për të thelluar diferencën në krye të tabelës.

Skuadra katalanase e nisi furishëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi shumë herët, kur Ferran Torres realizoi me kokë në minutën e 9-të pas një asistimi të Lamine Yamal, transmeton lajmi.net.

I njëjti bashkëpunim u përsërit edhe në golin e dytë, këtë herë në minutën e 25-të, kur Torres shënoi nga afërsia për të dyfishuar rezultatin.

Espanyol arriti të ngushtojë shifrat në minutën e 56-të me Pol Lozanon, i cili përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës.

Megjithatë, Barcelona nuk lejoi surpriza. Lamine Yamal gjeti rrugën drejt golit në minutën e 87-të pas një aksioni të shpejtë, duke rikthyer qetësinë për vendasit.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 89-të, Marcus Rashford vulosi fitoren 4-1 pas një asistimi të Frenkie de Jong.

Me këtë triumf, Barcelona shkon në kuotën e 79 pikëve dhe rrit diferencën në 9 pikë ndaj Real Madridit, duke bërë një hap të madh drejt titullit./lajmi.net/