Barcelona, rob i ‘tiki-takas’
Tiki-taka, loja e famshme e Barcelonës e bazuar në posedim të topit dhe pasime të shpeshta mes vete, ka marrë një kritikë të ashpër nga njëri prej atyre që për shumë vjet e ka interpretuar me besnikëri. Mbrojtësi i gjigantit katallan, Gerard Pique, gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport nuk ka hezituar të thotë…
Sport
Tiki-taka, loja e famshme e Barcelonës e bazuar në posedim të topit dhe pasime të shpeshta mes vete, ka marrë një kritikë të ashpër nga njëri prej atyre që për shumë vjet e ka interpretuar me besnikëri.
Mbrojtësi i gjigantit katallan, Gerard Pique, gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport nuk ka hezituar të thotë se skuadra nga Nou Camp ishte bërë “rob i tiki-takas” dhe beson se emërimi i Tata Martinos në postin e trajnerit mund të përmirësojë gjendjen.
“Si Pep Guardiola ashtu edhe Tito Vilanova ishin trajnerë të mëdhenj, mirëpo ne u bëmë rob të tiki-takas. Tani është Martino i cili nuk vjen nga Spanja, ai ka ruajtur idenë e njëjtë të futbollit por ka edhe opsione tjera. Është bukur të kemi variante të ndryshme, sepse kundërshtarët që të njohin mirë dinë të ua bllokojnë lojën”, deklaroi Pique.
“Tani kur ata na vejnë nën presion ne mund të bëjnë ndonjë pasim të gjatë që nuk është më i ndaluar. Kemi një manovër më tepër me këto ndryshime”, u shpreh ai.