Barcelona rivalizon Man Unitedin për yllin e Seria A

Manchester United nuk do ta këtë aq të lehtë të sigurojë shërbimet e mesfushorit të AC Milanit, Franck Kessie.

Sport

28/09/2021 19:08

Mesfushorit të Bregut të Fildishtë i skadon kontrata në “San Siro”, derisa në vitet e fundit ka dëshmuar kualitetin e lartë, transmeton lajmi.net.

Sipas Don Balon, Barcelona është një nga admiruesit e Kessie, që e kanë bërë prioritet, edhe pse shihet si marrëveshje e komplikuar.

Një ndër klubet e tjera që është në garë është United, që e konsiderojnë atë dhe yllin e Tottenhamit, Tanguy Ndombele.

Kjo erdhi pasi e ardhmja e mesfushorit Paul Pogba mbetet në dyshime, ku i skadon kontrata verën tjetër.

Në rast që Pogba largohet, atëherë Kessie shihet pasuesi adekuat.

Ndërkohë, Milan vazhdon me përpjekjet që të bind lojtarin për rinovimin e kontratës./Lajmi.net/