Barcelona rikthehet në “Spotify Camp Nou” pas 900 ditësh

Pas 900 ditësh, Barcelona luan sot në stadiumin e rinovuar “Spotify Camp Nou”, ku do të presë Athletic Bilbaos në orën 16:15. Stadiumi, i cili ka përfunduar punimet e rinovimit, ka hapur fillimisht 45,000 vende për tifozët, duke shënuar një rikthim emocionues të klubit në shtëpinë e tij historike, transmeton lajmi.net. Autoritetet sportive kanë bërë…

Sport

22/11/2025 09:39

Pas 900 ditësh, Barcelona luan sot në stadiumin e rinovuar “Spotify Camp Nou”, ku do të presë Athletic Bilbaos në orën 16:15.

Stadiumi, i cili ka përfunduar punimet e rinovimit, ka hapur fillimisht 45,000 vende për tifozët, duke shënuar një rikthim emocionues të klubit në shtëpinë e tij historike, transmeton lajmi.net.

Autoritetet sportive kanë bërë të ditur se në muajt e ardhshëm pritet të hapet kapaciteti i plotë i stadiumit, i cili pritet të kalojë 100,000 vende, duke e bërë atë një nga arenat më të mëdha dhe moderne në Evropë.

Ky rikthim i Barcelonës në Camp Nou shënon një moment të rëndësishëm për tifozët dhe klubin, të cilët e prisnin me padurim pas një periudhe të gjatë ndalesash dhe rinovimesh.

Pritet që atmosfera në stadium të jetë elektrizuese, ndërsa tifozët e klubit blaugrana do të mbështesin skuadrën e tyre në këtë sfidë të rëndësishme./lajmi.net/