Barcelona refuzon Gundoganin

Ilkay Gundogan ishte një prej objektivave kryesore për të përforcuar mesfushorin e Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, reprezentuesi gjerman, i cili ka një kohë të gjatë të mungesës për shkak të një lëndimi të rëndë, ka detyruar drejtuesit e gjigantit katalan që të kërkojnë dikë tjetër, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo.…

Sport

29/03/2014 13:30

Ilkay Gundogan ishte një prej objektivave kryesore për të përforcuar mesfushorin e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, reprezentuesi gjerman, i cili ka një kohë të gjatë të mungesës për shkak të një lëndimi të rëndë, ka detyruar drejtuesit e gjigantit katalan që të kërkojnë dikë tjetër, ka njoftuar e përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta pas këshillave me trajnerin Gerardo Martino kanë vendosur të mos rrezikojnë me angazhimin e Gundoganit – i cili ngadalë është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës me Borussia Dortmundin dhe pritet të largohet nga klubi gjatë verës – duke rrezikuar me një futbollist që ka tre muaj që nuk është paraqitur për shkak të lëndimit.

Gudogan i pëlqen edhe Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Bayern Munichut.