Barcelona refuzoi yllin e Liverpoolit gjatë verës, Messi shkaktari kryesor
Barcelona thuhet se ka refuzuar mundësinë të transferojë sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.
Sport
Belgu ka qenë lojtari çelës në disa ndeshje për “Reds”, ndërsa bëri punë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve në sezonin 2018/19, transmeton lajmi.net.
Dy golat e tij bën që Liverpooli me përmbysje të mposht Barcelonën në gjysmëfinale, derisa në finale triumfuan ndaj Tottenham, ndeshje që prapë Origi realizoi gol.
Sipas Don Balon, gjatë verës lojtari ka kërkuar nga klubi ta ofrojë të Barcelona për minutazh më të madhe, por oferta është refuzuar.
Thuhet se shkaktari kryesor ishte Lionel Messi që nuk ishte fare i interesuar për këtë marrëveshje./Lajmi.net/