Barcelona – Raphinha – Arsenal: Si futën ‘Gunners’ në garë për lojtarin

Barcelona kishte marrëveshje personale me Raphinha, por tani Arsenal konsiderohet si skuadra në ‘Pole-position’ për lojtarin.

Sport

27/06/2022 19:03

Anësori brazilian me tipare ofensive, Raphinha shkëlqeu me skuadrën e Leeds United, për të fituar vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë Barcën e Arsenalin.

Barcelona ishte në negociata me agjentin e lojtarit, Deco, i cili i tha Barcës se mund të nënshkruajnë me lojtarin për 35 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Përkundër shifrës jo aq të paarritshme, Barca hezitoi të bënte ofertë zyrtare. Arsenal shfrytëzoi mundësinë.

Raportohet se ‘Gunners’ kanë nisur një ofertë më të madhe sesa ajo për të cilën ka folur Deco.

Kësisoj, për Leeds, Arsenal tashmë është skuadra ‘serioze’ në garë për kartonin e brazilianit. Leeds kërkon të arrijë sa më lart të jetë e mundur, kur flitet për çmimin e lojtarit. /Lajmi.net/