Barcelona prezanton dy përforcimet e reja

Barcelona i ka prezantuar sot dy përforcimet më të reja. Nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollist, por për dy anëtarët e grupit ‘One Direction’.

Sport

08/07/2014 19:57

Liverpooli ndoshta është duke e mbajtur Barcelonën peng, duke e detyruar që të presë për Luis Suarezin, por dy yjet globale tashmë kanë arritur në Camp Nou.

Po flasim për dyshen Niall Horan dhe Louis Tomlinson, të cilët e përbëjnë grupin muzikor, ‘One Direction’.

Djelmoshat, të cilët po qëndrojnë në Spanjë për turneun botëror “Where We Are”, janë ftuar në arenën ikonë të gjigantit katalunas.

Tomlinson e Horan ishin shumë të lumtur për ta pranuar këtë ftesë, dhe pasi u prezantuan me fanellat zyrtare të Barcelonës, në të cilat shkruanin mbiemrat e tyre, e bënë një xhiro me top nëpër fushë.