Barcelona po ‘lufton’ për dy tituj, orar i ngjeshur në muajin prill

Barcelona është vetëm një pikë larg kreut të La Ligas dhe po lufton për të fituar titullin e 27-të.

Sport

08/04/2021 09:10

Më 10 prill Barcelona do të luajë ndeshjen më të vështirë për këtë sezon, kur do të udhëtojë për në Madrid që të përballet me klubin e Real Madridit, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj ndeshje, klubi Katalunas do të luajë ndeshjen finale të Kupën e Mbretit ndaj Athletic Bilbaos më 17 prill.

Barcelona rikthehet në Camp Nou më 22 prill, kur edhe do të luajë përsëri kundër një ekipi madrilien, Getafe.

Villarreal dhe Granada do të jenë kundërshtarët tjerë të Barcelonës në këtë muaj.

Në qoftë se Barcelona arrin që të fitojë gjithë këto ndeshje dhe Atletico Madrid të bëjë një gabim, atëherë do të jetë në rrugë të duhur për titull./Lajmi.net/

Image