Barcelona përgatitet për afatin dimëror, ylli i Arsenalit dhe Man Unitedit në listë
Duke ndjekur problemet në zemër, Barcelona do jetë pa yllin Sergio Aguero për disa muaj.
Sport
Mungesa e argjentinasit ka ndikuar që Barcelona të kërkojë një qendërsulmues në afatin kalimtar të janarit, transmeton lajmi.net.
Mësohet se gjiganti katalunas, është duke shikuar dy qendërsulmues, atë të Man Unitedit, Edinson Cavani dhe të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Sipas El Nacional, të dy lojtarët do lejohen nga klubet e tyre për një çmim të caktuar.
Cavani ka kontratë deri në verë, andaj Man United do t’ia hap derën, derisa Aubameyang ka edhe dy vite me “Topçinjtë”.
Sidoqoftë, ende s’ka asgjë konkrete, pasi fjalën e fundit do ta këtë trajneri i ardhshëm i Barcelonës, Xavi./Lajmi.net/