Barcelona perfekte

Barcelona mposhti Real Sociedadin me rezultat të thellë 4-1, për fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje të edicionit të ri të La Ligës. Përforcimi i ri Neymar realizoi golin e tij të parë në Kampionatin spanjoll, kur kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën e pestë. Kurse, vetëm tre minuta më vonë Lionel…

Sport

24/09/2013 20:48

Barcelona mposhti Real Sociedadin me rezultat të thellë 4-1, për fitoren e gjashtë nga po aq ndeshje të edicionit të ri të La Ligës.

Përforcimi i ri Neymar realizoi golin e tij të parë në Kampionatin spanjoll, kur kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën e pestë.

Kurse, vetëm tre minuta më vonë Lionel Messi e dyfishoi epërsinë e Barcelonës, kurse mesfushori Sergio Busquets e vendosi rezultatin e pjesës së parë, dhe avantazhin e thellë të gjigantit katalan.

Në vazhdim, Alberto de la Bella e ngushtoi rezultatin duke realizuar në minutën e 64-të, por mbrojtësi i ri Marc Bartra e riktheu epërsinë prej tre golave të Barcelonës, duke shënuar në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të ketë bilanc perfekt pas gjashtë xhirosh në La Ligë, dhe mund të barazohet më vonë në rast të fitores së Atletico Madridit ndaj Osasunës, ndeshje që fillon në ora 22:00.