Barcelona në krye të La Liga deri pas Kupës së Botës – ‘katalanët’ me 10 lojtarë përmbysin Osasunan për fitoren
Barcelona ka marrë fitore të madhe në kuadër të La Liga. Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të madhe 1:2, me përmbysje, në një ndeshje ku luajti gati 1 orë me 10 lojtarë, shkruan lajmi.net. ‘Blaugrana’ ishin në disavantazh qysh pas minutës së 6’, kur Dani Garcia gjeti golin për Osasuna, pas një korneri.…
Sport
Barcelona ka marrë fitore të madhe në kuadër të La Liga.
Skuadra e Barcelonës ka marrë një fitore të madhe 1:2, me përmbysje, në një ndeshje ku luajti gati 1 orë me 10 lojtarë, shkruan lajmi.net.
‘Blaugrana’ ishin në disavantazh qysh pas minutës së 6’, kur Dani Garcia gjeti golin për Osasuna, pas një korneri.
Situata për Barcelonën u vështirësua në minutën e 31’, kur Robert Lewandowski mori kartonin e kuq (i dyti i verdhë).
Barca shkoi në pauzë me një gol disavantazh. Pas fundit të pjesës së parë, me karton të kuq u ndëshkua edhe Gerard Pique, por ai ishte në bankën rezervë.
Pjesa e dytë foli në favorin e Barcelonës. Një gol i shpejtë i Pedri barazoi rezultatin në minutën e 48’.
Kurse, zëvendësimet brilante të Xavi Hernandez i siguruan Barcelonës tri pikët. Një asistim brilant i Frenkie de Jong u finalizua për mrekulli nga Raphinha, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë kur po luhej minuta e 85’. Goli i Raphinha ishte një kopje e keqe e golit të famshëm të Robin van Persie, kur holandezi shënonte ndaj Spanjës.
Barcelona shkon në 37 pikë në pozitën e parë, me pesë pikë më shumë sesa Real Madrid, por ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak.
Osasuna mbetet me 23 pikë në pozitën e gjashtë.
Barca ndeshjen e radhës e luan tek në mbrëmjen e Vitit të Ri. /Lajmi.net/