Barcelona mezi mposht Getafen

Barcelona vazhdon me fitore. Katalanasit mposhtën minimalisht 1:0 skuadrën e Getafes, shkruan lajmi.net. Barcelona mezi arritën të fitojnë këtë takim, me vetëm një gol të shënuar. Ishte ylli i mesfushës, Pedri ai që në minutën e 35’ realizoi dhe i dha epërsinë vendasve. Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Barçës. Edhe në…

Sport

22/01/2023 20:27

Barcelona vazhdon me fitore.

Katalanasit mposhtën minimalisht 1:0 skuadrën e Getafes, shkruan lajmi.net.

Barcelona mezi arritën të fitojnë këtë takim, me vetëm një gol të shënuar.

Ishte ylli i mesfushës, Pedri ai që në minutën e 35’ realizoi dhe i dha epërsinë vendasve.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Barçës.

Edhe në pjesën e dytë ekipi i Xavi Hernandez kërkuan të shënojnë, që të vulosin dilemën e fituesit.

Megjithatë, nuk arritën të bëjnë më asgjë, përveç golit në pjesën e parë.

Pas kësaj fitore Barcelona qëndron në vendin e parë me 44 pikë.

Kurse, Getafe pozicionohen në vendin e 16 me 17 pikë në total./Lajmi.net/