Barcelona me Laportan kërkon Mourinhon

Nëse Joan Laporta fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Barcelonë, ai do të bëjë përpjekje për angazhimin e Jose Mourinhos në postin e trajnerit.

Sport

07/11/2014 21:17

Barcelona do të bëjë përpjekje për rikthimin e menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho në Spanjë, nëse Joan Laporta fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale në klub, ka bërë të ditur “Daily Express”.

Laporta besohet se është duke konsideruar mundësinë të sfidojë Joan Maria Bartomeun në krye të gjigantit katalan.

Dhe, në rast se arrin ta mposhtë atë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Laporta besohet se do të tentojë angazhimin e një trajneri të madh dhe Mourinho duket të jetë në krye të listës së tij të kërkesave.

Mourinho konsiderohet si “armik” në mesin e tifozëve të Barcelonës andaj vështirë se do të pranohej prej tyre në Camp Nou.