Barcelona, Made in La Masia
Barcelona mposhti Helsinkin në ndeshje miqësore me rezultat të thellë 6:0. Por, e veçanta nuk ishte rezultati, por formacioni bazë i gjigantit katalan, i përbërë nga të gjithë futbollistë të dalë nga akademia e klubit.

Sport
Masip, Montoya, Bartra, Piqué, Jordi Alba; Sergio Busquets, Sergi Roberto, Iniesta; Munir, Rafinha e Pedro.
Ky ishte formacioni bazë i aktivizuar nga trajneri Luis Enrique për ndeshjen miqësore kundër Helsinkit të fituar me rezultat të thellë 6:0.
A vëreni diçka të veçantë? Secili prej tyre ka dalë nga akademia e famshme e klubit La Masia.
Kjo është hera e dytë që Barcelona paraqitet më një formacion bazë, i tëri i dalë nga shkolla e klubit.
Për herë të parë kjo ndodhi në duelin Levante-Barcelona në stinorin 2012/13 kur ish trajneri – i ndjerë – Tito Vilanova e inkuadroi ekipin në përbërjen: Valdés; Montoya, Puyol, Piqué, Jordi Alba; Xavi, Busquets, Iniesta; Pedro, Messi e Fabregas.