Barcelona-Juventus, vjen një lajm i keq për Enriquen
Juventus ka qenë i frikshëm jashtë fushës këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Sport
Juve i ka fituar të gjitha ndeshjet në udhëtim.
Zonja e Vjetër ka mposhtur Dinamo Zagrebin 4:0, Lyonin 1:0, Sevillan 3:1 dhe Porton 2:0, përcjellë “Lajmi.net”.
Mbetet të shihet nëse kampioni italian do të tregohet i pafalshëm edhe sonte ndaj Barcelonës.
Kujtojmë që nëse Juventus shënon një gol, atëherë Barca duhet të shënojë 5 gola për t’u kualifikuar. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy