Barcelona interesohet për futbollistin e Chelseas

'Blaugranët' po shikojnë disa opsione për të përforcuar ekipin verën e ardhshme.

Sport

14/10/2021 18:17

Barcelona ka një listë me futbollistë të shumtë që po i vështrojnë si opsione për t’i transferuar në ekip, transmeton lajmi.net.

Gjiganti spanjollë është duke monitoruar disa futbollistë që janë në vitin e fundit të kontratës në mënyrë që ti marrin ata me parametra zero duke marrë parasysh gjendjen e vështirë financiare që po kalon klubi.

Sipas ‘Fichajes’, Barça është tejet e interesuar ta sjell në ekip futbollistin e Chelseas, Cesar Azpilicueta.

Azpilicueta ka kontrtatë me “The Blues” vetëm deri në qershor të vitit 2022, dhe po shihet si opsion ideal për repartin defanziv të Barcelonës.

Spanjolli ka luajtur 10 ndeshje këtë edicion, duke kontribuar me tre asistime për ekipin e Thomas Tuchel.

32-vjeçari, ishte pjesë e Osasunas gjatë viteve 2006-2010 dhe thuhet se dëshiron të rikthehet në Spanjë, kësaj radhe tek Barcelona. /Lajmi.net/