Barcelona futet në garë me Man City, synohet super mesfushori spanjoll

Edhe pas transferimit të Frenkie de Jong, skuadra e Barcelonës duket se nuk ka ndalur monitorimet për një tjetër lojtar që luan në repartin e mesfushës.

Sport

17/05/2019 17:15

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, kampionët e Spanjës janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 70 milionë eurove për të siguruar shërbimet e Rodrigo Hernandez.

Rodri luan me skuadrën e Atletico Madrid dhe stili i lojës së tij i ngjason shumë atij të Sergio Busquets, ky i fundit i cili ka 30 vite mbi supe, të cilat po e ngadalësojnë lojën e tij.

Për lojtarin e Atletico Madrid interesim kanë shfaqur edhe kampionët e Premierligës, Manchester City, të cilët janë në kërkim të një lojtari që do të zëvendësonte Fernandinhon.

Pep Guardiola është i vendosur që ta transferojë 22 vjeçarin në ‘Etihad Stadium’ dhe është i gatshëm të paguaj çfarëdo shume për të. /Lajmi.net/